Duke qënë larg mëmëdheut dhe vëllezërve myslimanë, krahas dhimbjes për humbjen e të afërmit, shtohet edhe mundimi për përgatitjen e punëve të varrimit, plotësimit të dokumenteve të posaçme, e siç mund ta imagjinoni dhe vetë gjithë ky proces nuk është aspak i lehtë. Kur të përballeni me një situatë të tillë Islamische Bestattung premton të jetë në krahun tuaj për t’ju ndihmuar, në mënyrë që të lehtësojë dhimbjen tuaj dhe që ceremonia e varrimit të kryhet sipas riteve Islame. Për më tepër ceremonia funerale do të kryhet konform procedurave austriake dhe do të plotësohet çdo detyrim Islamik në mënyrë të përpiktë. Me kërkesën tuaj, Islamische Bestattung mund edhe të kryejë të gjitha procedurat e transferimit funeral në shtetin e dëshiruar dhe merr përsipër edhe transportin e xhenazes.
Çfarë do të bëjë Islamische Bestattung për ju?
Islamische Bestattung për ju do të:
- Bëjë organizimin e ceremonisë mortore të të afërmit tuaj duke qënë një funeral në përputhje me ritet dhe rregullesat Islamike mbi ceremonitë mortore.
- Sigurojë se të gjitha varrimet që do të kryhen në Austri do të jenë konform riteve Islame.
- Marrë përsipër transportin e xhenazes pavarsisht në cilin vend të botës jeni.
- Administrojë dhe përfundojë të gjitha dokumentet zyrtare në emrin tuaj si rezultat i një pune të shpejtë dhe të përpiktë të stafit.
- Gjendet pranë edhe gjatë ditëve pushim kështu që Islamische Bestattung mund t’u përgjigjet nevojave më urgjente me ekipin dezhurn në detyrë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
- Rezervojë në kohë rekord biletat e avjonit të personave që duan të vijnë në Austri për ceremoninë e varrimit apo për personat që duan të shoqërojnë xhenazen në një shtet tjetër ku do të varroset.
- Zotohet t’ju gjendet pranë gjatë gjithë procedurave të varrimit, ndërkaq Islamische Bestattung do të përfundojë të gjitha hapat saktësisht dhe do t’ju mbajë të informuar në një mënyrë të ndjeshme duke respektuar dhimbjen tuaj dhe duke ju siguruar mbështetje morale.