SHËRBIMET

Ofrojmë Shërbim në të Gjithë Austrinë

 

Gjendet pranë edhe gjatë ditëve pushim kështu që Islamische Bestattung mund t’u përgjigjet nevojave më urgjente me ekipin dezhurn në detyrë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Hapat zyrtarë

 

Islamische Bestattung, ofron një cilësi të shkëlqyer shërbimi në përputhje me traditat, zakonet dhe ritet fetare, gjithashtu ne punojmë me një ekip me përvojë në varrosje dhe transportime funeralesh në Austri. Në të gjitha procedurat funerale, ekipet tona, fillojnë nga puna menjëherë pasi ju të aplikoni tek ne, mbarojnë të gjitha procedurat vetë, pa pasur nevojë për ju të bëni asgjë.

Detyrat fetare

 

Varrosja e të ndjerit në një kohë sa më të shkurtër mbas kalimit nga jeta është një ndër rregullat parësorë në Islam. Në mënyrë që ti përmbahet këtij rregulli firma jonë e fillon punën shpejt, ndërkaq njihet nga autoritetet austriake duke qënë se ne kryejmë prej kohësh ceremoni funerale myslimane në mënyrë të rregullt. Pra Islamische Bestattung mund të mbarojë shumë shpejt procedurat që juve mund t’ju marrin shume kohë nëse i bëni vetëm.

Transporti

Pavarësisht nga vendi i transferimit, Islamische Bestattung do të përfundojë të gjitha transaksionet shumë shpejt. Për vëllain/motrën tonë mysliman/e që dëshiron të varroset në vendin e tij/saj, tranporti i xhenazes bëhen pa pritur për një kohë të gjatë. Pse duhet ti besoni kompanisë sonë? Sepse, gjatë përvojës sonë shumë vjeçare në transportimet e xhenazeve në Austri jo vetëm që kemi kryer në mënyrë sa më profesionale qindra transporte xhenazesh, por ne kemi edhe një rrjet transferimi funeral pothuajse në çdo vend të botës. Nga ana tjetër nëse për shkak të problemeve të ndryshme trupi duhet të presë, kompania jonë do t’ju mbështesë përsa i përket përmbushjes së procedurave të nevojshme që xhenazja të mos të prishet dhe të mbetet e paprekur; për më tepër do të plotësojë të gjitha dokumentet duke bërë të gjitha aplikimet e nevojshme në këtë drejtim.

Vështrim i përgjithshëm mbi shërbimet e Islamische Bestattung

 

Në dritën e të gjitha informacioneve të dhëna, nëse bëjmë një vlerësim të përgjithshëm në lidhje me shërbimin unik të varrimit të përgatitur nga Islamische Bestattung për ju; shërbimi i varrimit kryhet në përputhje me besimin dhe ritet islamike në të gjitha fazat, shërbimi kryhet edhe në përputhje me traditat e zakonet e muslimanëve. Duke renditur edhe një herë shërbimet e ofruara nga ne:

  1. Jemi në dispozicjonin tuaj dhe të ndjerit 24 orë në ditë 7 ditë në javë, ekipet tona dezhurn janë të gatshme edhe gjatë ditëve pushim. Të gjitha shërbimet funerale duke filluar nga momenti që ndërron jetë i ndjeri, pavarësisht se në cilin vend ndodheni në Austri, kompania jonë merr përsipër të dërgojë ekipet tona të lëvizshme në adresën tuaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të fillojë procedurat e varrimit.
  2. Të gjitha procedurat e ambasadës dhe konsullatës që kërkohen për transportimin e xhenazes do të kryhen nga kompania jonë në emrin tuaj.
  3. Xhenazja mund të dërgohet në të gjitha varrezat e Austrisë ose në shtetin që ju dëshironi dhe shërbimi për transportin e xhenazes bëhet sipas dëshirës suaj me automjete moderne funerali ose me aeroplan.
  4. Nëse dëshironi ne bëjmë të mundur për ju marrjen e një dokumenti që siguron se i ndjeri nuk është mbartës i ndonjë sëmundje ngjitëse, dokument ky i kërkuar nga zyra shëndetësore për transportin e xhenazes.
  5. Të gjitha shkresat dhe dokumentet e dorëzuara nga ju pranë kompanisë sonë trajtohen dhe përmbushen të gjitha në mënyrë korrekte duke mos ju lënë ju asnjë mundim për tu marrë me këto shërbime.
  6. Islamische Bestattung siguron të kryejë në vendin tuaj të gjitha punët e vogla, të gjitha pritjet e mërzitshme, të gjitha formalitetet dhe procedurat që duhet të kryhen në konsullatë.
  7. Në mënyrë që të jeni të qetë në perjetimin e dhimbjes suaj dhe të mos mbyteni me punët e shkresave dhe dokumenteve ne do të merremi edhe me detajet dhe shkresat më të vogla, kështu do të krijojmë për ju kohën e mjaftueshme që ti jepni lamtumirën e fundit të afërmit tuaj.
  8. Ne kryejmë procedurat e mëposhtme në lidhje me regjistrimet e të afërmit tuaj të ndjerë në Austri:
  9. Çregjistrojmë të ndjerin nga regjistrat e sigurimeve shëndetësore.
  10. Në rast se është e nevojshme, bëhet një kërkesë për një pension tremujor.
  11. Ndiqen procedurat e nevojshme për të fshirë personin e ndjerë nga regjistrat e pensionit.
  12. Bëhet procesi i fshirjes së personit të ndjerë nga regjistrat civilë të vendit.
  13. Në rastet e funeralit shoqëror, sigurohet mbështetje për faturën në lidhje me transaksionet që duhet të bëhen me institucionin e sigurimeve shoqërore.
  14. Bëhet një kërkesë për çertifikatë vdekjeje në emër të të ndjerit në zyrën e regjistrit civil.
+43 1 236 66 00