Nuk kemi më fuqi për asnjë punë të rëndësishme që duhet të kryejmë. Sidomos kur bëhet fjalë për qytetarët myslimanë që jetojnë në emigracion, vdekja e një të afërmi e bën këtë proces akoma dhe më të vështirë. Në këto vende, edhe pse në shumicën e kohës ceremonia mortore kryhet sipas riteve të krishtera, organizimi i një funerali sipas riteve Islame është një praktikë e vështirë që kërkon kosto më të larta. Gjatë kësaj kohe do t’ju duhet të kryeni dhe përfundoni shumë procedura dhe të gjitha këto punë do ta thellojnë me tepër dhimbjen tuaj dhe me shumë mundësi do t’ju lodhin akoma më tepër.
Duke qënë larg mëmëdheut dhe vëllezërve myslimanë, krahas dhimbjes për humbjen e të afërmit, shtohet edhe mundimi për përgatitjen e punëve të varrimit, plotësimit të dokumenteve të posaçme, e siç mund ta imagjinoni dhe vetë gjithë ky proces nuk është aspak i lehtë. Kur të përballeni me një situatë të tillë Islamische Bestattung premton të jetë në krahun tuaj për t’ju ndihmuar, në mënyrë që të lehtësojë dhimbjen tuaj dhe që ceremonia e varrimit të kryhet sipas riteve Islame.
Për më tepër ceremonia funerale do të kryhet konform procedurave austriake dhe do të plotësohet çdo detyrim Islamik në mënyrë të përpiktë. Me kërkesën tuaj, Islamische Bestattung mund edhe të kryejë të gjitha procedurat e transferimit funeral në shtetin e dëshiruar dhe merr përsipër edhe transportin e xhenazes.